Panoramex (orthopantomografia)

Orthopantomografia është një teknikë radiografike që siguron një imazh të dhëmbëve, harqeve dentare , mandibulës, kockës maksilare, sinuseve maksilare, artikulacioneve temporomandibulare në një plan të vetëm radiografik. Gjen perdorim në praktikën dentare pasi siguron një mënyre konveniente, të lirë dhe të shpejtë për të vlerësuar anatominë dhe patologjitë e lidhura me kavitetin e gojes.