Faseta Dentare

KUJTOHU QË TË KESH NJË BUZËQESHJE PERFEKTE

Është e rëndësishme për jetën e cdokujt dhe përmirëson vetëvlerësimin

Është e rëndësishme për jetën e cdokujt dhe përmirëson vetëvlerësimin

FASETA DENTARE

Në Klinikat Giovanni Bona Dental Clinics i kushtojmë rëndësi shëndetit të dhëmbëve tuaj dhe estetikës së buzëqeshjes Për këtë arsye në rastin e dhëmbëve të vegjël hapësirave midis dhëmbëve dhëmbëve të errët të devitalizuar ne propozojmë futjen e Fasetave Dentare qeramike që ruajnë dhëmbin dhe nuk kërkojnë devitalizim të këtij të fundit

ÇFARË JANË FASETAT?

Ato janë proteza qeramike të testuara,të prodhuara dhe të çertifikuara nga laboratorët . Fasetat Dentare janë te çimentuar në sipërfaqen e jashtme të dhëmbit duke përdorur një çimento me rezistencë shumë të lartë

CILAT JANË HAPAT E VENDOSJES SË FASETAVE?
1° VIZITË :  Kryhet higjiena profesionale orale kryen grafitë intraorale dhe ekstraorale të pacientit dhe merren masat për të bërë Facetat e Përkohshme
2° VIZITË :  Bëhet anestezia lokale dhëmbët përgatiten me frezë të kalibruar që heqin deri në 0 5 mm smaltit në pjesën e përparme dhe skajin inciziv dhe masat merren për Fasetat Definitive dhe bëhet cementimi i provizorëve
Në fazën e përkohshme është jashtëzakonisht e rëndësishme të mos
kafshoni ushqime të forta ose ngjitëse , sepse fasetat mund të dëmtohen
3° E 4° VIZITË :  Provohen te gjitha fasetat dentare dhe çimentohen
 

KËSHILLAT QË DUHET TË NDIQEN PËR TË GJITHË PACIENTËT

  • Mirëmbajtje optimale të higjenës orale personale
  • Evitoni kafshimin e lapsave ose stilolapsave
  • Evitoni kafshimin e fijeve të ndryshme
  • Evitoni ushqime vecanërisht të vështira ( të tilla si karamele të forta, lëpirëse ose fruta të thata )